Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm kanë thirrur Kryeministrin Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku trajtohej çështja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Editoriali i publikuar në median gjermane propozon që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen pa qenë ende anëtare të plota dhe pa të drejtë vetoje në union.