Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e Ambasadorit, një turne që bashkon xhudistë dhe karateistë shqiptarë, një aktivitet i organizuar në kuadër të Javës Kulturore Japoneze në Shqipëri. Palestra e Parkut Olimpik, u kthye për disa orë në një arenë ku u zhvilluan garat, dhe publiku ndoqi me vëmendje secilën përballje, duke përforcuar frymën e respektit dhe disiplinës që karakterizon sportet japoneze.