Përplasjet mes kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli dhe kryeministrit Edi Rama nuk kanë të ndalur. Ky i fundit ka befasuar me publikimin e një video ku shfaqet duke pastruar e mbledhur mbeturinat në Vlorë. Rama është ndalur në një fushë sportive në qytetin bregdetar, ndërsa i është përveshur punës, duke pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra. Një mesazh i qartë se bashkia e Vlorës nuk po e bën punën e saj si duhet.