Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se shefja e Infektivit, Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetit. "Najada Çomo kërkoi të lërë mandatin e deputetes", u shpreh kryeministri në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës. Sipas Ramës, deputetja që u zgjodh nën siglën e PS, do që t'i përkushtohet punës në spitalin Infektiv me pacientët me COVID.