Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i shqetësuar për ndikimin rus në Ballkan, por ai shfaq mirëkuptim për Serbinë dhe vendimin e saj për të mos i vendosur sanksione Rusisë. Kështu e nis media gjermane “Die Presse” intervistën me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.