Protesta u zhvilluan edhe në Korçë, Devoll dhe Kukës. Fermerët e Devollit kërkuan uljen e çmimit të naftës. Ata u janë bashkuar thirrjeve të shoqërisë civile për të protestuar, me qëllim uljen e çmimit të naftës, por edhe të produkteve të tjera të shportës, që kanë pësuar një rritje të ndjeshme ditët e fundit. Përveç fermerëve të Devollit, edhe qytetarët e Korçës protestuan paraditen e kësaj të diele, me kërkesën për uljen e çmimeve.