Top News – Edhe Musk ‘distancohet’ nga Trump / WP: I bëri thirrje direkte për të tërhequr tarifat
08/04/2025 11:32

Miliarderi i teknologjisë dhe bosi i Teslas, Elon Musk i bëri thirrje të drejtpërdrejtë por të pasuksesshme Presidentit amerikan Donald Trump për të ndryshuar tarifat gjatë fundjavës së kaluar, raportoi Ëashington Post të hënën duke cituar dy persona të njohur me këtë çështje. Dhe kjo, shënon mosmarrëveshjen e profilit më të lartë mes Presidentit dhe Musk, thotë gazeta. Raporti pason zbulimin nga Trump të një tarife bazë prej 10% për të gjitha importet në SHBA, së bashku me tarifa të tjera më të larta në dhjetëra vende të tjera. Shtëpia e Bardhë dhe Elon Musk nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Musk, një këshilltar i Trump-it i cili ka punuar për të reduktuar shpenzimet publike në qeverinë amerikane, bëri thirrje për zero tarifa mes SHBA-së dhe Evropës gjatë pjesmarrjes në lidhje video në një kongres të Lega Nord, në Firence të Italisë, në fundjavë. Tesla ka parë rënie të ndjeshme të shitjeve të saj tremujore në mesin e një reagimi të ashpër kundër punës së Musk dhe "Departamentit të Efiçencës Qeveritare" të kryesuar prej tij. Aksionet e kompanisë kanë arritur vlerën e 233,29 dollarëve në bursë, me një rënie prej 42% që nga fillimi i vitit. Musk ka thënë më herët se ndikimi i tarifave për makinat, mbi Teslan, është "i konsiderueshëm". Ekonomistët thonë se tarifat mund të rindezin inflacionin, të rrisin rrezikun e një recesioni në SHBA dhe të rrisin kostot për familjen mesatare amerikane me mijëra dollarë, një problem i madh ky për një president që bëri fushatë me premtimin se do të ulë koston e jetesës për amerikanët.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54