Kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk ka informacion se individë nga Mali i Zi po planifikojnë të destabilizojnë Moldavinë për nevojat e RusisëPresidentja e Moldavisë, Maja Sandu tha një ditë më parë se Rusia planifikon të përdorë sabotatorë të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, dhe përmendi mes të tjerëve edhe qytetarë malazezë të përfshirë në përpjekje, krah atyre rusë, bjellorusë e serbë.