Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pozicionuar në krah të kryeministrit Albin Kurti, duke pohuar se ndërmjetësi i bashkimit evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, po sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Sipas Konjufcës, çelësi për avancimin e dialogut është Asociacioni bashkë me njohjen e Kosovës.