Pushtimi rus i Ukrainës jo vetëm që solli edhe një herë luftën në Evropë, por bëri që Suedia dhe Finlanda të aplikonin zyrtarisht për anëtarësim në NATO, një ndryshim drastik në politikat e neutralitetit nga disa vende evropian. Edhe Zvicra historikisht neutrale i është bashkuar BE-së në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, një lëvizje që shënon "një thyerje historike" në politikën e jashtme të vendit.