Përmes një video-mesazhi nga Brukseli, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dha më shumë detaje nga diskutimi me homologun grek, Nikos Dendas. Tema e diskutimit ishte arrestimi i Fredi Belerit. XHAÇKA – Nuk është çështje politike, por çështje e drejtësisë për luftën kundër shitblerjes së votës, rekomandim kryesor i OSBE, ashtu siç greqia arrestoi me të njëjtat akuza para zgjedhjeve. Greqia zbuti qëndrimin të hënën, duke mos kërkuar në mënyrë eksplicite lirimin e Belerit, por e cilësoi masën e sigurisë arrest me burg për të si jo proporcionale dhe që bie ndesh me parimet e së drejtës europiane.