Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, po vijon me mbledhjen dhe zbardhjen e fakteve që vërtetojnë, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi. Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtiç gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës.