Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e Astirit. Në këtë takim Bejko u ndal te pikat e programit, ku tha se angazhohet për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve në këtë zonë e cila është lënë jashtë vëmendjes së Bashkisë dhe kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.