Grupi parlamentar I Partisë Demokratike i drejtuar nga Gazment Bardhi në mbledhjen e kësaj të mërkure vendosi të mos votojë amnistinë penale. Në një prononcim për mediet Bardhi pati një përgjigje edhe lidhur me amendimin e bërë nga deputeti demokrat Bledion Nallbati për këtë ligj. Duke u ndalur tek vendimi i Kushtetueses që i dha ‘OK’ Marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët, e konsideroi atë si një tradhti kombëtare.