Është zgjatur hetimi për efektivin e policisë Jeton Lami, i cili u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej. Dëshmia e tij konsiderohej kyçe në zbardhjen e rastit, madje dyshohet se ai mund të ketë folur para hetuesve, gjë që solli edhe aksionin e sotëm në bazën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.