Për ditët e mbetura të vitit 2020, bashkia e Tiranës do të dorëzojë edhe 150 shtëpi të reja, banorëve banesët ë të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj teksa i dorëzoi cëlësat nëj familjeje me 8 anëtarë në fshatin Prush në Vaqarr, tha se 2021, do të jetë viti i ndërtimit të pallateve të reja për banorët që apartamentet e tyre u shkatërruan .