Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ylli i “A-list” do të bëhet baba këtë verë pasi bashkeshortja e tij e mbajti shtatzëninë e fshehtë gjatë izolimit nga koronavirusi. Sipas burimeve për “The Sun”, Ed Sheeran, i konsideruar si muzikanti më i mirë në botë i momentit, dhe Cherry janë tepër të lumtur me lajmin. “Ata janë shumë të entuziasmuar por po i mbajnë gjërat sa më private,” citon burimi.