Senati italin i ka dhënë miratimin përfundimtar projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy qendrave në territorin shqiptar për të pritur 3 mijë emigrantë. Sipas mediave italiane, projektligji u miratua me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Marrëveshja për emigrantët, e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni në Romë, mori dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese, pasi 30 deputetë të opozitës kërkuan rrëzimin e saj duke pretenduar se është antikushtetuese dhe shkel sovranitetin e vendit.