Një nga pistat që po heton grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e shpërthimit me tritol në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit është ajo e hakmarrjes. Arsyeja është se djali i Skënder Likës, Llej Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, njohur si Pilot Roli në ngjarjen e ndodhur më 10 dhjetor të vitit 2021.