Një ngjarje tragjike ka pushtuar mediat greke ditët e fundit. Efektivët e policisë janë përballur me pamje tmerri, ndërsa kanë gjetur eshtrat e një të mituri 7 vjec të pajetë, brenda në një kuti veglash në tarracën e një banese. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kypseli në vitin 2017 ku një nënë 29-vjeçare bashkë me partnerin e saj polak 33-vjeçar, vranë fëmijën e saj 7-vjeçar dhe më pas e fshehën trupin në një kuti ku mbahen veglat e punës në verandën e banesës së tyre. Cifti u vunë në pranga ditët e fundit nga policia greke, ndërsa përpara grupit hetimor ata kanë pranuar krimin e rëndë. Të hënën, ata priten të dalin përpara gjykatës dhe të marrin dënimin që u takon. Një tjetër detaj trodnitës i publikuar në mediat greke është se 33-vjeçari në prani të nënës së fëmijës, në janar të 2017-ës, i ka zënë me shirit izolues gojën djalit 7-vjeçar, pasi siç ka rrëfyer ai nuk i bindej. Më pas çifti kanë bërë një “varr” me tulla në çati, ku e kanë varrosur djalin fatkeq.