Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të mërkurën në Burgun e Fierit, ku i dënuari Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Hetimet e deritanishme zbulojnë se Selmanaj, i cili po vuan dënimin për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari, ka shfrytëzuar momentin e ajrimit për të tentuar arratisjen përmes kapërcimit të rrethimit të institucionit. Kjo nuk është tentativa e parë e tij, pasi i njëjti ka provuar të arratiset edhe dy herë më parë, por pa sukses.