Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se pala serbe ka arritur të ruajë paqen dhe stabilitetin, dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka pranuar gjithçka që ka refuzuar në ditët e kaluara”. Ai i bëri këto komente në Bruksel, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale serbe.