Dy vëllezër nga fshati Cukas i Lushnjës janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku sherri ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Bëhet me dije se njëri nga vëllezërit ka mbetur i plagosur në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës, ku po i nënshtrohet një operacioni.