Tre motra të mitura u paraqitën në pediatrinë e spitalit të Korçës këtë të enjte me shenja helmimi. Të miturat të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç u dërguan nga babai I tyre në spital rreth orës 18:15. Nga deklarimet e para ato dyshohet se janë helmuar nga disa karamele që I kishin gjetur në rrugë pranë një koshi mbeturinash e më pas I kishin konsumuar. Ishte vetë I ati I vajzave ai që I gjeti. Menjëherë të miturat iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore ndërsa mësohet se po marrin ndihmë. 10-vjeçarja mësohet se është me parametra të stabilizuara, ndërsa dy motrat e saj janë në repartin e reanimacionit. Lidhur me rastin një grup hetimor nisi punën dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë pritet që në orët në vijim të mësohet më shumë për shëndetin e tre fëmijëve.