Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bergamo të Italisë, ku një nxënës ka goditur me thikë mësuesen e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur para shkollës së mesme, teksa pritej që të niste mësimi. Raportohet se është sulmuar mësuesja e gjuhës frëngë në këtë shkollë. Kjo e fundit është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, nuk janë ende të qarta motivet që kanë çuar nxënësin drejt këtij krimi.