Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi në Patisia, ku një shqiptare ka mbetur e plagosur me thikë nga parteneri i saj. Sipas mediave greke burri me origjinë rumune ka dhunuar dhe sulmuar me thikë dhe ka lënë të plagosur partneren e tij 44-vjeçare me origjinë shqiptare. Shqiptarja fatkeqësisht ka marrë plagë të shumta me thikë në krah dhe këmbë. Viktima është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, pasi ndodhet në gjendje kritike për jeten.