Një ngjarje tronditëse u shënua në një fushë futbolli në Athinë të Greqisë, ku një i ri shqiptar, humbi jetën në mes të ndeshjes. 21-vjeçari Aleksandër Llambi, gjeti vdekjen gjatë ndeshjes së ekipit grek të Iliupoli, pasditen e kësaj të mërkure. Futbollisti shqiptar humbi ndjenjat duke u rrëzuar në fushën e blertë, në minutën e pestë të fillimit të ndeshjes përballë ekipit të Ermionidha, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e kategorisë së tretë.