Një foshnjë 5-muajshe humbi jetën në qytetin jugperëndimor të Greqisë, Artë, pasi babai e harroi për më shumë se tre orë në makinë. Policia greke raporton se babai i foshnjës ishte nisur për ta dërguar në çerdhe, por e kishte harruar në makinë dhe kishte shkuar në punë. Pasdite, kur mamaja kishte shkuar ta marrë fëmijën, kishte mësuar se ajo nuk kishte shkuar dhe kishte alarmuar bashkëshortin.