Mbyllja fizike dhe online e pikave të bastit dhe e kazinove në 1 janar të 2019, nuk i ka ndaluar qytetarët ta ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm në ambiente të ndryshme. Një lokal në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në Shkodër ishte përshtatur për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker.