Top News – E para kundër Rusisë…për Ukrainën / Polonia merr rol kryesor: Nuk ju lëmë kurrë vetëm!
18/12/2022 13:27

Një ditë para se Rusia të niste sulmin në Ukrainë në 24 shkurt, Presidenti i Polonisë Andrzej Duda vizitoi Kievin dhe premtoi se “Polonia nuk do ta linte asnjëherë vetëm Ukrainën”. Me nisjen e agresionit, Polonia i mirëpriti ukrainasit që iknin nga lufta. Polonia ka qenë po ashtu më e zëshmja dhe e para në dërgimin e armëve të perëndimit dhe ndihmave humanitare në Ukrainë. Dhe sipas shumë ekspertëve, kërcënimi rus ka qenë ai që ndryshoi raportet mes Ukrainës dhe Polonisë, që jo përherë kanë qenë të lehta. Në maj, Presidenti i Polonisë, Duda foli në Parlamentin e Ukrainës, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i huaj që e bënte këtë që prej nisjes së luftës. Ai nënvizoi mbështetjen ndaj aspiratës së Ukrainës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe kritikoi disa qendrime të autoriteteve në Europë se Ukraina duhet të pranonte disa nga kërkesat e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin. Sipas presidentit polak, çdo lëshim territorial për Rusinë do të paraqiste një goditje për të gjithë Perëndimin. “Vetëm Ukraina mund të përcaktojë të ardhmen e saj. Bota duhet të kërkojë që Perëndimi të ndërhyje për tërheqjen e plotë ruse nga territori i Ukrainës dhe të ndalojë shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, deklaroi ai. Që nga fillimi i luftës, Polonia u bë vendi kryesor që mbështeti me armatime Ukrainën dhe së bashku me vende të tjera balltike, tentuan të ushtrojnë ndikim për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Europian dhe në NATO. Mbështetja e Varshavës për Kievin ndihmoi edhe në përmirësimin e marrëdhënieve Poloni-SHBA, marrëdhënie të cilat kanë qenë të vështira. Presidenti amerikan, Biden vizitoi Poloninë në mars, ku takoi refugjatë ukrainas dhe trupat amerikane në terren. Gjatë vizitës, ai theksoi objektivin strategjik të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për demokraci dhe vetëvendosje dhe e cilësoi Poloninë si një “fushëbetejë” të rëndësishme në përpjekjen për liri dhe siguri në Europë. E ndërsa territori polak është bërë një bazë për mbështetjen ukrainase, Polonia është bërë një aleat i domosdoshëm i SHBA-së për sigurinë evropiane.

Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48