Financial Times ka zbardhur detaje nga operacioni amerikano-izralit që çoi në ekzekutimin e Ajatollahut Ali Khamenei dhe një pjese të mirë të udhëheqësve ushtarakë iranianë gjatë sulmeve të fundjavës që shkoi. Sipas medias ndërkombëtare, Izraeli kishte vite që monitoronte në detaje lëvizjet e zyrtarëve të lartë iranianë në Teheran, përpara sulmit ajror të së shtunës. Duke cituar burime nga inteligjenca izraelite, Financial Times shkruan se pothuajse të gjitha kamerat e trafikut në kryeqytetin iranian ishin hakeruar prej vitesh. Pamjet e tyre, të enkriptuara, transferoheshin në servera në Tel Aviv dhe në jug të Izraelit. Një nga burimet tha se një kamerë kishte një kënd veçanërisht të dobishëm, që lejonte identifikimin e vendit ku truprojat parkonin automjetet e tyre personale.