Një zjarr ka përfshirë një banesë në rrugën Shtraus, pranë urës së Cenit në Lezhë. Zjarri, raportohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi, e cila dyshohet se ishte harruar e hapur. Fatmirësisht shpërthimi nuk ka marrë jetë njerëzish dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.