Një e moshuar ka mbërritur e plagosur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ajo dyshohet të jetë përplasur nga një automjet në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit. Gruaja rreth 70-vjeçe po merr mjekim në spital, ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për identifikimin e makinës që mund të ketë përplasur të moshuarën.