Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka përndjekur përreth një vit një të mitur dhe më pas e ka kërcënuar për t’i marrë para. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të familjarëve të vajzës dhe hetimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë. Mësohet se i dyshuari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash të miturës. Ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.