Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetuhu ka lënë qelinë e paraburgimit këtë të premte (19.09.2025). Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e paraqitur më 16 qershor 2025 nga ish-gjyqtarja për ndryshim të masës së sigursë nga ‘Arrest në burg’ në ‘Arrest në shtëpi’. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela për shkak të gjendjes shëndetësore të Fetahut. Sipas ekspertëve mjeko ligjor, vazhdimi I paraburgimit I rrezikon jetën për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuan.