Një punonjës i OSHEE-së ka rënë në prangat e policisë në Vorë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Gjatë kontrollit të një magazine, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike