Bebe Rexha gjithmonë është cilësuar si një personazh që inspiron ndjekësit e saj ta duan veten ashtu siç janë dhe të kenë vetbesim maksimal. Shpesh herë, në komentet e saj të shumta në fotot e publikuara në Instagram, janë parë shumë komente negative nga ndjekësit, të cilët e sulmojnë këngëtaren gjithë kohën për peshën e saj trupore. Sidomos kur ajo ekspozon trupin e saj. Së fundmi, artistja ka publikuar një video në TikTok bashkë me një mesazh ndaj atyre që e kritikojnë herë pas here për peshën. Teksa kërcen nën ritmet e një kënge të Nicki Minaj, Bebe pyet: “Sa mendoni se peshoj?”.