Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sërish ambasadorët e Britanisë dhe SHBA në vendin tonë si të korruptuar. Gjatë një takimi me departamentin e ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike, Berisha paralajmëroi se do të publikojë fakte që sipas tij vërtetojnë se qeveria shqiptare korruptoi ambasadorin britanik, për shpalljen e tij ‘non grata’.