Nikolin Janina, pronar i një biznesi të njohur është arrestuar provizorisht në kryeqytet me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës. 56-vjeçari akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje shtetas spanjollë dhe turqë, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opium në disa shtete të Europës.