Efektivët e Komisariatit numër 2 në Tiranë kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë një shtetas në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit të koduar “I kërkuari”, u vu në pranga shtetasi Jashar Shimka alias Gllava, 42-vjeç, banues në Fier. Ai është lokalizuar në një bilardo në Komunën e Parisit, ku u prangos me qëllim ekstradimin drejt Italisë.