Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu rikthyer retorikës së vjetër politike të rrëmbimit të sfurqeve e kosoreve. Deklaratën e pak ditëve më parë në Roskovec, ku pasi qëlloi me vare një shtyllë hekuri, u kërkoi qytetarëve të rrëmbenin armët pasi ai vetë e kishte kallashin gati, Meta e justifikon me problemet qeverisëse në atë zonë.