Hakerat iranianë ‘Homeland Justice’ vijojnë të nxjerrin të dhëna sensitive, saktësia e të cilave vihet në diskutim. Si çdo të hënë, nëpërmjet aplikacionit Telegram, hakerat kanë publikuar katër lista, secila me 300 emra punonjësish ose ish punonjësish të policisë së shtetit.