Tre aksidente në harkun kohorë të pak orëve u shënuan këtë të hënë në vendin tonë, dy prej të cilave u regjistruan në Lezhë dhe një tjetër në Elbasan. Aksidenti më i fundit ndodhi në afërsi të kryqëzimi të Shënkollit” në aksin “Lezhë-Laç. 75 vjecari Jak Gjergji u përplas nga një mjet i tonazhit të rëndë teksa ishte duke kaluar rrugën. I moshuari u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda në trup ndërroi jetë.