Vajza e Monika Belluccit, Deva Cassel, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë pjesëmarrjes së saj në eventin e Christian Dior gjatë Javës së Modës në Paris. Deva, e cila është vetëm 19 vjeçe arriti të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjen e saj. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë saten me disa qëndisje të bukura ngjyrë ari, derisa flokët i kishte bërë gërshetë.