Emri i Luan Hasanaj nuk është emër I panjohur për drejtësinë shqiptare dhe jo vetëm. Luan Hasanaj kërkohej nga autoritetet shqiptare për tentativë vrasjeje në bashkëpunim. Në 5 maj të vitit 2008 ai ka plagosur me armë zjarri në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe shtetasin Ylli Berishaj.