Top News/ E gjithë Evropa po mobilizohet / Letonia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
07/02/2024 13:40

Letonia ka rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak ndërsa vendi anëtar i NATO-s po merr masa për të parandaluar një tentativë të mundshme të rusisë për të pushtuar evropën. Shërbimi i detyrueshëm ka nisur tani në vendin baltik që nga janari dhe atë do ta kryejnë të gjithë burrat e moshës nga 18 deri në 27 vjec. Secili duhet të kryejë një vit shërbim për vendin, edhe nëse jeton jashtë. Letonia shpreson të ketë një trupë luftarake prej 61 mijë ushtarësh të ndarë në aktivë dhe njësi rezervë. Kjo vjen ndërsa ekspertët paralajmërojnë se shumë shpejt do të ketë ndryshim politikash edhe në Britaninë e Madhe, ku po flitet tani për trajnimin e një ushtrie qytetarësh për të parën herë që pas luftës së dytë botërore. “Ne kemi rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rritur përmasat e trupave tona, aktivë dhe rezërvë”, tha ministri i jashtëm letonez Krisjanis Karins. “Ne duhet të jemi në gjendje të tillë gatishmërie që ti detyrojmë gjeneralët dhe politikanët rusë të kuptojnë që rruga drejt evropës është pa kthim”, tha ai. Vendi në evropën lindore ka rritur masat mbrojtëse duke përforcuar ushtrinë dhe forcat rezervë ndërkohë që ka zgjeruar edhe arsenalin e tij të armëve. Kushdo që refuzon shërbimin ushtarak mund të përballet me gjobë ose dënim me burg. Por njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, prindërit e vetëm dhe qytetarët me dyshtetësi që kanë shërbyer jashtë vendit, mund të kursehen nga thirrja nën armë. Muajin e kaluar ndërkohë, shefi shtabit të përgjithshëm të ushtrisë britanike, sir Patrick Sanders, tha se vendi duhet të trajnonte një ushtri qytetarësh për tu përgatitur për një luftë të mundshme. E madje edhe kjo sipas tij nuk do të ishte e mjaftueshme pasi mori si shembull aleatët në evropën lindore dhe veriore, që po shtrojnë bazat për mobilizime në shkallë kombëtare.

Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50