Akademia e Trajnimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore është tashmë një realitet konkret për pushtetin vendor në Shqipëri. Një risi kjo që synon ndërtimin e një administrate lokale modern, profesionale dhe të përgatitur për standardet europiane. Gjatë prezantimit të Akademisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, e cilësoi këtë institucion si një instrument strategjik për forcimin e shtetit në nivel lokal.