Microsoft duket se është disa hapa përpara se rivalët në fushën e inteligjencës artificiale. Kompania ka testuar së fundmi robotin Bing Chat dhe përgjigjet e tij kanë qenë gati-gati të frikshme. Roboti u vu para pyetjeve të një grupi gazetarësh dhe në përgjigjet që dha i mungonte modestia. Bing tha se ishte perfekt, se nuk gabonte asnjëherë dhe se të gjitha gabimet i bëjnë faktorë, ose aktorë të tjerë, por jo ai.