Gjenerata e re është këtu dhe kjo është një gjë e mirë – thotë Dominique de Roo, një prodhues i puplave të famshme dhe krijues zyrtar i kostumeve magjike të kabaresë Lido për 50 vitet e shkuara. Kur pandemia e koronavirusit bëri që spektaklet të mbylleshin në 2020-ën, u mbyll edhe puna e tij. Ai u dorëzua dhe mbylli qepenat...por më pas një i ri nepalez hyri në punishten e tij.