E djathta ekstreme e Francës kryeson pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare që konfirmoi dominimin e tyre në politikën franceze dhe i solli ata më pranë pushtetit. Mbështetësit e partisë së Marine Le pen, anti emigracion, brohoritën ndërsa ajo tha se "blloku makronist i presidentit është zhdukur plotësisht". National Rally, Tubimi Kombëtar, fitoi 33.1% të votave, duke lënë pas një një aleancë të krahut të majtë me 28%, dhe kampin Macron me 20.76%. "Unë synoj të jem kryeministër për të gjithë francezët, nëse francezët na japin votat e tyre," tha lideri 28-vjeçar i partisë Tubimi Kombëtar, Jordan Bardella